Arrestimet e zyrtarëve nga SPAK, Pjerin Ndreu: E dija që do kishim “dëshmorët” tanë. Na numërojnë njerëzit, por aty janë edhe 3 liderët e “Shqipërisë Madhështore”

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me veprimtarinë e SPAK dhe arrestimet e zyrtarëve, duke theksuar se kjo është një shenjë pozitive e funksionimit të drejtësisë së re, edhe kur prek përfaqësues të Partisë Socialiste.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu u shpreh:

“Para se të krijohej SPAK, kam thënë se edhe ne do të kemi dëshmorët tanë. SPAK nuk mund të vepronte si në kohën e Saliut, kur merrte prokurorët në telefon dhe sulmonte prokuroren në media.”

Ai theksoi se sot qytetarët e thjeshtë dhe zyrtarët e lartë paraqiten njësoj përpara drejtësisë, duke shtuar me ironi:

“Na numërojnë sa kanë shkuar nga ne, por aty janë edhe tre liderët e ‘Shqipërisë Madhështore’. Duhet të gëzohemi që SPAK na ka ardhur dhe na ka futur ‘ujin edhe ne’.”

Ndreu komentoi edhe kallëzimin penal të ngritur nga Partia Demokratike ndaj tij për ndërtimin e një trotuari në Shëngjin, duke e cilësuar çështjen të pajustifikuar:

“Ishte për një trotuar që i shërbente komunitetit. Kishte shumë të vrarë dhe të plagosur, njerëzit dhe rruga ishin në të njëjtin vend. U tha pse nuk kemi marrë mendimin nga ARRSH, por ARRSH nuk e njeh trotuarin në kontratat e koncesionarit.”

Ai shtoi se nuk kishte as dëm ekonomik dhe as shpërdorim në tenderin përkatës, duke sqaruar:

“Nuk është detyra ime t’i them drejtorit të Urbanistikës çfarë të bëjë, se nuk jam inxhinier. Në fund, u verifikua dhe u konkludua se pretendimi nuk qëndron.”

Pjerin Ndreu: Para se të krijohej SPAK, kam thënë se edhe ne do të kemi dëshmorët tanë. SPAK nuk mund të vepronte si në kohën e Saliut kur merrte prokurorët në telefon, sulmonte prokuroren në media. Ne sollëm ditën që qytetari i thjeshtë dhe zyrtari i lartë të shkojnë atje në mënyrë të barabartë. Ne na numërohen sa kanë shkuar atje, por tre liderë të Shqipërisë Madhështore janë aty. Duhet të gëzohemi që SPAK na ka ardh dhe na ka futur ujin edhe ne.

Kallëzimi i PD?

Pjerin Ndreu: Ishte për një trotuar që i shërbente komunitetit. Kishte shumë të vrarë dhe të plagosur, njerëzit dhe rruga e Shëngjinit ishin në një njëjtin vend. Na u tha pse nuk keni marrë mendim nga ARRSH. Por ARRSH nuk e njeh trotuarin në kontratat e koncesionarit. Urbanistika e gjykoi se mund të merrej ose jo, por jo se ka dëm ekonomik apo shpërdorim në tenderin. Nuk kishte pasoja aty. Nuk është detyra ime t’i them drejtorit të Urbanistikës, se nuk jam inxhinier. Nësoj si Altin Dumani që të firmosë një shkresë të financës. Megjithatë, u verifikuan gjërat, lamë kohën e nevojshme dhe është krejt normale që gjatë hetimit ai konkludon se pretendimi i ngritur nuk ekziston.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook