“Diaspora, mbështetja jonë e madhe më 11 maj”, Sako: Synojmë 9 mandate në Durrës! Të çojmë para amanetin për të parë Shqipërinë në BE

Emiriana Sako, drejtuese e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit deklaroi se diaspora do të jetë mbështetja më e madhe në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën nga sheshi Skënderbej ku PS po mban aktivitetin për çeljen e fushatës elektorale, Sako shtoi se në qarkun e Durrësit, PS synon të marrë 9 mandate, nga 8 që ka aktualisht.

“Përshëndetje të gjithëve., sidomos emigrantët që na ndjekin sot nga rrjetet sociale. Do t’i kemi një mbështetje të jashtëzakonshme në datë 11.
Hyjmë në garë si fitues me 8 deputetë e do ta mbyllim me 9 deputetë. Mandatin e 4 qytetarët do të na e besojnë për të çuar në vend amanetin për të parë Shqipërinë europiane e për t’u dhënë fëmijëve pasaportën europiane.

Vota për PS dhe Ramën do të jetë për rritje të pagave dhe pensione dhe për të vijuar punët e deritanishme”, tha ajo.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook