Drejtuesi Politik i PS në Shkodër, Benet Beci: Vota për Ramën, vazhdim i transformimit të kryeqendrës së veriut

Drejtuesi politik i PS në Shkodër, Benet Beci, ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale duke theksuar se një votë për Edi Ramën është një votë për vazhdimin e transformimit të Shkodrës.

Në një postim në Facebook, Beci tha se Shkodra është kthyer në një nyje strategjike infrastrukturore dhe ekonomike, falë projekteve konkrete të qeverisë dhe mbështetjes nga Bashkimi Evropian. Ai përmendi ndërtimin e rrugëve të reja, përmirësimin e infrastrukturës urbane, investimet në energji, arsimin, turizmin dhe pastrimin e liqenit.

“Pasaporta evropiane është misioni i kësaj fushate,” u shpreh Beci, duke theksuar se objektivi është Shkodra 2030 në BE. Ai shtoi se pjesa më e madhe e projekteve po realizohen me fonde të huaja dhe se lista e kandidatëve për deputetë përfaqëson gjeneratën e re të profesionistëve shkodranë.

Beci përmbylli mesazhin me thirrjen për mbështetje: “Me Edin dhe Partinë Socialiste, hapi ynë tjetër është Europa – për Shkodrën dhe për Shqipërinë.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook