Kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri takoi të rinj e të reja të rrethit të Sarandës.
“Është kënaqësi e veçantë të jesh mes energjisë rinore, në një qytet si Saranda që është trasformuar tërësisht vitet e fundit. Dhe kjo ka ardhur falë qeverisjes së Partisë Socialiste.
Prandaj, për të vijuar gjithçka të nisur, për Sarandën dhe gjithë Shqipërinë, ju të rinjtë, veçanërisht votuesit për herë të parë, mbështesni dhe votoni Partinë Socialiste, të vetmen parti që do ta çojë vendin drejt Bashkimit Evropian. Duke besuar dhe votuar për numrin 5, ju votoni për të ardhmen tuaj”.
Referuar kandidaturës së tij, Gjiknuri theksoi se, “Do të doja të isha përfaqësues i të rinjve të Sarandës, si bashkëudhëtar juaj, në një qytet si Saranda, për të cilin kam dhënë kontributin tim, në zhvillimin e mëtejshëm të këtij qyteti me potencial të jashtëzakonshëm. Do të doja t’i kem të rinjtë në krah për fitore, për rezultate dhe për të bërë më të mirën e mundshme. Me Partinë Socialiste, me Edi Ramën, dhe me vizionin rinor të çdo të riu, Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksoi kandidati Gjiknuri.
Teksa i konsideroi të rinjtë si pjesa më vitale dhe tepër e rëndësishme për Partinë Socialiste, Gjiknuri pohoi se, e majta e ka treguar përherë mbështetjen ndaj tyre, ndërsa theksoi se ai vet, do të jetë një zë i fuqishëm në mbështetje të politikave rinore, për një të ardhme më të mirë, në koherencë të plotë me vizionin dhe aspiratat europiane”.