PD çeli dje fushatën elektorale/ Dhurata Çupi publikon foton me Chris LaCivita: I bindur se PD do të fitojë!

Deputetja Dhurata Çupi, njëkohësisht kandidate për zgjedhjet e 11 majit, ka publikuar në rrjetet sociale foto me këshilltarin e fushatës së PD, Chris LaCivita.

Krahas fotos Çupi shkruan se Chris shprehet i bindur se Parlamentaret do të fitohen nga demokratët.

“Me Amerikanët dje, sot, nesër….
Chris i bindur qe do te fitojmë”, shkruan deputetja.

Drejtuesi i fushatës së Opozitës, Chris LaCivita, ishte dje në aktivitetin për çeljen e fushatës të PD-ASHM, ku në fjalën e tij e krahasoi Sali Berishën me Doald Trump, për nga përpjekja që u bë nga forcat respektive në pushtet për burgosjen e tyre.
“Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish?
Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump.
Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan.

Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre.
Edhe këtu do të dështojnë.
Pse?
Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit:
12 vite krim,
12 vite drogë,
Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi,
Dhe 12 vite dështim ekonomik.

Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme?
Votoni për Dr. Berishën.
Jepini vendit tuaj mundësinë.
Dhe jepini njerëzve shpresë.
Faleminderit. Zoti ju bekoftë!”, tha LaCivita, ndërsa të dielën ai do të jetë së bashku me Berishën në një takim me shqiptarët në Brescia të Italisë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook