Probleme në horizont për Enrnest Muçin, me sulmuesin kuqezi që ka pësuar lëndim dhe është larguar nga fusha përpara kohe në ndeshjen Besiktas-Basaksehir.
Muçi nuk mbërriti një top të hedhur drejt tij dhe reklamoi tërheqje. Trajneri Solskjaer nuk e fshehu trishtimin, pasi Muçi kërkoi zëvendësim.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare konsiderohet titullar nga Solksjaer, që u detyrua ta zëvendësojë me Zhoao Marion. Tashmë mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit.