Shehaj tregon prapaskenën në Parlament: Një deputet socialist më komplimentoi pas përplasjes me Xhaçkën

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ndarë një moment interesant nga punimet në Parlament, pas një përplasjeje të fortë me ish-ministren Olta Xhaçka. Shehaj e përshkroi këtë moment si një provë të këmbënguljes së tij dhe të vështirësive që sjell angazhimi në Kuvend.

“Nëse kam një karakteristikë është këmbëngulja. Në parlament përballesh me lloj-lloj deputetësh.”

Shehaj rrëfeu një prapaskenë lidhur me këtë përplasje, ku një deputet nga mazhoranca, pas ngjarjes, iu afrua dhe e komplimentoi për qëndrimin e tij. Shehaj nuk e zbuloi emrin e deputetit, duke treguar se ky veprim mund të kishte qenë një provokim, por e quajti këtë moment si një shembull të ngjarjeve që mund të ndodhin në Parlament.

“Kur jam përplasur me Xhaçkën, një deputet nga mazhoranca mu afrua dhe më zgjati dorën. Më tha të komplimentoj për atë që bëre. Nuk e tregoj emrin. Unë kisha një paragjykim, sepse kur je aty çfarë nuk ndodh, mund të ishte edhe një provokim.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook