“Ligji na e jep të drejtën e rinumërimit…” Agron Shehaj: Kaq sa jemi këtu, do shkojmë të kërkojmë që të mos na preket vota…

Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryetari Agron Shehaj ka deklaruar se Partia Mundësia është opozita e vërtetë në Shqipëri, opozitë me sistemin dhe me të kaluarën.

Shehaj paralajmëroi se pas 11 Majit, grupi parlamentar i Partisë Mundësia do të bëjë një betejë të ashpër në Parlament kundër vjedhjes dhe varfërimit të qytetarëve.

“Ne do ti nxijme jeten atyre qe vjedhin popollin me te varfer ne Europe”, theksoi Shehaj.

Ndërsa kishte edhe një paralajmërim për të gjithë numëruesit e votave në zgjedhjet e 11 majit, që të mos tentojnë të vjedhin votat e qytetarëve që mbështesin partinë Mundësia.

“Dhe po iu jap fjalen. Do ta ushtrojme te drejten tone per te rinumeruar te pakten 10% te kutive te votimit.

Do te filmojme te gjithe proceset e numerimit. Dhe do te cojme ne SPAK kedo pergjegjes per parregullsine me te vogel”.

Pjesë nga fjala e Agron Shehaj:

Ne jemi opozita e vertete. Ne jemi opozita e sistemit. Ne jemi opozita e te kaluares.

Te gjithe ata qe jane mbeshtetes te status quo-se i thone shqiptareve perdite se duhet te zgjedhin midis dy alternativave te vjetra.

apo Qe duhet te zgjedhin midis te vjetres dhe koalicioneve te reja me zakonet e abuzimit dhe pazareve njesoj si te vjeterit.

Ne jemi opozita e vertete.

Cfare kam bere i vetem ne parlament keto vite nuk eshte asgje ne krahasim me ate qe do te bejme si grup parlamentar ne parlamentin e ardhshem.

Ne do ti nxijme jeten atyre qe vjedhin popollin me te varfer ne Europe.

Te dashur miq,

Mos degjoni mbeshtetesit e te vjetres qe duan tu bindin qe vota juaj per te ardhmen do shkoj dem.

Vota e vetme që humbet është ajo që jepet nga frika ose ajo që shkon për ata që kanë mashtruar për 30 vjet. Vota që jepet për ndryshim, për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj, është vota më e vlefshme që mund të jepni.

Pasi hyn ne kuti vota juaj nuk mund te preket nga askush. Te gjithe ata qe mendojne se mund te fusin duart ne kuti ose ne numerim, duhet te dine qe ligji na jep te drejten te kerkojme hapjen e cdo kutie.

Dhe po iu jap fjalen. Do ta ushtrojme te drejten tone per te rinumeruar te pakten 10% te kutive te votimit.

Do te filmojme te gjithe proceset e numerimit. Dhe do te cojme ne SPAK kedo pergjegjes per parregullsine me te vogel.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook