Sezon fantastik, klubi i njohur italian rikthehet në Serie A

Sassuolo është rikthyer zyrtarisht në Serie A. Të besuarit e Grossos triumfuan të shtunën ndaj Modenas, duke shkuar kështu në kuotën e 75 pikëve në krye të klasifikimit.

Skuadra nga Reggio Emilia shpërblehet për një sezon fantastik të zhvilluar, teksa tani siguron kalimin në elitë 5 javë përpara fundit.

Edhe statistikat këtë edicion kanë qenë në favor të Sassuolos, që ka shënuar 73 gola, më shumë se çdo ekip tjetër në Serie B. Pas përfundimit të kampionatit, drejtuesit do nisin punën për merkaton, pasi për Serie A do nevojiten përforcime.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook