“33 zyrtarë të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë”, Dumani raporton për punën e SPAK në 2024: Ulet numri i kallëzimeve nga Policia e Shtetit

Kreu i SPAK Altin Dumani po raporton në KLP në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024.
Ai ka nënvizuar se SPAK ka intensifikuar bashkëpunimin me rajonin.

“Kemi punuar me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Po punohet edhe me Serbinë, me qëllim rritjen e kontakteve”, tha ai, ndërsa ka shtuar se në fokus të SPAK ka qenë përmbushja e rekomandimeve të Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave.

Kreu i SPAK foli edhe në lidhje me luftën ndaj korrupsionit, ku nënvizoi se 33 zyrtarë të lartë janë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë.

“Gjatë 2024 për dhjetë funksionarë publikë ka pasur dënime të formës së prerë. Hetimet kanë provuar se korrupsioni zhvillohet në mënyra të sofistikuara. Kallëzimet e nisura nga qytetarët janë tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK. Ndërsa vihet re ulje e numrit të kallëzimeve nga Policia e Shtetit”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook