Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët u shpreh se çelja e fushatës së PD më 11 maj, si një eksplozion i besimit në PD.
“Fillimi i fushatës mund të vlerësohet si eksplozion i besimit dhe pëlqyeshme risë ndaj PD dhe programit që po bën fole në mendjet e zemrat e qytetareve. Entuziazmi që shpërtheu fillimisht në diasporë, vërshoi e ngrohu mendjet e zemrat e qytetarëve.
Analisët e kronistët e quajnë hapjen e fushatës më të fantastikun që ai shesh ka njohur ndonjëherë”, tha ai.
Ndërkohë aktivitetin e krahasoi me çeljen e fushatës nga PS ditën e shtunë.
“Ceremoni qesharako-parodike. Në bulevardin e ri ai u braktis nga socialistët dhe qytetarët./ Mitingu gjysmë mortor për Veliaj kishte të paktën 30 përqind më shumë pjesëmarrës, se sa aktivitetit ku prezantoi pasaportën europian të stamposur me fytyrat e Ballukut, Ballës, Veliaj”, tha ai.
()