Zëvendëspresidenti i Galatasaray, Ibrahim Hatipoglu foli për gazetën spanjolle AS sa i takon të ardhmes së Victor Osimhen, i huazuar te klubi turk nga Napoli.
“Fjalët e tij nuk nënkuptojnë se ai do të largohet. Ai vetëm tha se edhe nëse largohet, në skenarin më të keq, Galatasaray do të mbetet në zemrën e tij.
Ai nuk na tha se do të largohet dhe ne duam që ai të qëndrojë këtu”, tha Hatipoglu. Osimhen ka realizuar 21 gola në 24 ndeshje.