Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta. Vendin e parë e mban mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla i cili bëri një paraqitje fantastike për 90 minuta në fitoren e Espanjolit në transfertën e Selta Vigos. Mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu nuk ka të ndalur teksa ka gjetur një tjetër gol në kampionatin polak. Ai është renditur në vendin e 2-të.
Ish sulmuesi i Partizanit, Xhuliano Skuka realizoi gol në minutën e 2-të duke i dhënë fitoren skuadrës në transfertën e Gloria Buzau. Falë paraqitjes së tij, është vlerësuar me notën 7.4. Redon Xhixha pozicionohet në vendin e 4-të pasi mori 18 minuta me Karabakun. Top 5-shja plotësohet me Enea Mihaj i cili luajti për 90 minuta në fitoren e Famalikao.
