Humbja me Vllazninë nuk shqetëson Dinamon, blutë kanë një bonus të madh përballë shkodranëve

Dinamo është kthyer nga Shkodra pa pikë, pasi në ndeshjen e të shtunës u mund me shifrat 3-0 nga shkodranët. Por në llogaritë e bluve, përsëri situata nuk është aq shqetësuese sa mund të duket pas një sfidë me një diferencë kaq të thellë në rezultat.

Kjo, për faktin e thjeshtë se skuadra e Ilir Dajës ka ende një bonus të rëndësishëm në krahasim me shkodranët, atë të ndeshjeve direkte. Dinamo ia doli të fitonte ndeshjet e dy fazave të para, me shifrat 2-1 dhe 3-2, ndërsa në fazën e tretë, ndeshja mes dy ekipeve u nda në barazim. Ndaj edhe me humbjen 3-0 në Shkodër, bilanci i ndeshjeve direkte të këtij sezoni është përsëri në favor të Dinamos.

Kështu, në luftën për një nga dy vendet e para në renditje, bluve u mjafton të mbyllin kampionatin me pikë të barabarta me shkodranët për të qenë ata më sipër në renditje dhe për të siguruar një bonus të rëndësishëm sa i përket “Final Four” ku formula të ndihmon në gjysmëfinale nëse je pjesë e dyshes së parë në renditje. Të dy skuadrat aktualisht janë në kuotën e 55 pikëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook