“Kontributi yt matet me votat që do marrë Mila”/ Berisha denoncon: Suel Çela po zbaton urdhrat e Edi Ramës ditë e natë, i kërkon të nxjerrë deputete…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta gjatë një konference për shtyp nga selia blu, ku vuri në shënjestër drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Suel Çelën, një emër i njohur për lidhjet me botën e krimit.

Berisha deklaroi se Suel Çela është duke zbatuar me përpikëri, ditë e natë, urdhrat e Edi Ramës për të siguruar mandatin e deputetes për një kandidate të quajtur Sara Mila.

“Suel Çela ditë e natë po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të zgjedhur një Mile, Mile, Sara Mila, deputete. Rama i thoshte Suelit: kontributi yt në zgjedhje do të matet me sa vota do të marrë kandidatja Sara Mila,” u shpreh Berisha para gazetarëve.

Kreu i opozitës paralajmëroi pasoja për veprimet që ai i cilësoi si “krim monstruoz zgjedhor”, duke theksuar se përgjegjësit do të përballen me ndëshkimin më të rëndë.

“Unë i them Suelit se do të ndëshkohet në mënyrën më të rëndë për krimin monstruoz zgjedhor,” tha Berisha, duke lënë të kuptohet se opozita po ndjek nga afër zhvillimet në terren për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook