Lazio barazoi 1-1 ndaj Romës në derbi. Edhe pse lacialët kaluan të parët në epërsi, nuk ia dolën dot që të ruajnë epërsinë. Sulmuesi i Lazios, Pedro, në një postim në rrjetet sociale shkruajti se skuadra meritoi fitoren.
“Është mëkat që nuk mund t’i jepnim fitoren popullit tonë mbrëmë, merituam 3 pikët. Tani le të fokusohemi të enjten, të gjithë së bashku”, – shkruajti ai në Instagram.