Mesazhi në ‘WhatsApp’ që po mashtron shqiptarët, reagon AKSK: Mos e hapni!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apelon tek qytetarët të bëjnë kujdes, pasi po shpërndahen mesazhe mashtrimi në platformën “Whatsapp”.

Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin whatsapp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, apelon AKSK-ja.

Këto mesazhe që dërgohen në telefonat e qytetarëve, njihen ndryshe si metoda “phishing”. Përmes tyre, synohet vjedhja e të dhënave të përdoruesve.

Nëse tentoni të klikoni, personazhet që fshihen pas këtij mesazhi mund t’ju marrin të dhënat personale nga telefoni.

Në të tilla situata, qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe mos të klikojnë linqe të tilla, por t’i raportojnë ato menjëherë pranë autoriteteve përkatëse.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook