PD: Rama me porosi të Vuçiçit të Beogradit del kundër çështjes kombëtare, paraqit me asterik * emrin e Kosovës në konferencën rajonale në Tiranë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së emrit të Kosovës me asterik në një konferencë rajonale të mbajtur në Tiranë, të organizuar nga qeveria shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD Floriana Garo e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vepruar me porosi të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ajo tha se ky veprim përbën një akt të rëndë kundër çështjes kombëtare dhe një thikë pas shpine ndaj Kosovës.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PD, FLORIANA GARO

Me porosi të Vuçiçit të Beogradit, Edi Rama ka dalë sot kundër Kosovës dhe çështjes Kombëtare. Në një konferencë rajonale të mbajtur në Tiranë, organizatori, qeveria e Ramës, e ka paraqitur me asterik * emrin e Kosovës në materialet dhe kredencialet e eventit. Kjo ka sjellë reagimin e zv. ministrit kosovar, z. Dobruna, përfaqësues i Prishtinës, i cili ka braktisur takimin kur kërkesa që Kosova të trajtohej si e barabartë është refuzuar.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt antishqiptarie të hapur në mes të Tiranës.

Ne e konsiderojmë akt vasaliteti ndaj Vuçiç dhe një thikë në shpinë të çështjes kombëtare.

Kosova, e njohur si vend i pavarur nga shumica dërrmuese e vendeve të botës së lirë, bëhet me asterikun e Rusisë dhe Serbisë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Pas Ballkanit të Hapur kjo është tradhtia e dytë ndaj Kosovës e Edi Ramës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook