Sali Berisha u premton durrsakëve: Përparësi absolute do të jetë ndarja përfundimtare nga pasojat e tërmetit

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve në Qarkun e Durrësit, kujtoi edhe pasojat e tërmetit dhe u premtoi qytetarëve zgjidhje sa më shpejtë.

“Durrsakët janë pa bonuset e qirave. Përparësi absolute vitin e parë do të jetë ndarja përfundimtare me pasoja e tërmetit kudo që janë. Nuk dua të ndjell dhe as të tremb njerëz, por kemi memorie, s’mund të harrojmë viktimat e tërmetit.

Durrësi është qyteti që në vitet e demokracisë u dyfishua, por Gjushi dhe gjushja me pantallona i kanë diskrimizuar banorët e Durrësit të ri.

Edi Rama ju mban peng me legalizimet, por ju jap fjalën se brenda katër viteve do të marrin zgjidhje përfundmitare, ashtu si të përndjekurit politikë do të marrin zgjidhje.

Nuk turpëroj veten time, këto premtime janë 100% të realizueshme. Nuk do të lejoj 130 milionë të vidhen si me djegësin e Tiranës apo plot afera të tjera. Rama nuk mund të përdor avion në dispozicion, nuk mund të zhgërryhet në luks.

Nuk kam parë askund si qeveritarët tanë, kam bredhur në të gjithë kancelaritë e Europës. Paguam 110 milionë euro Bechettin. Rrugë më kosto stratosferike.

Premimet që kam paraqitur, janë të kontrolluara nga ekspertët, janë 100% të realizueshme. Durrësi është i pasur, ndaj këto 28 ditë janë betejë e jona.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook