Sherr masiv në derbi, portieri shqiptar pjesë e tre gardianëve që ndëshkohen me karton të kuq. Çfarë ndodhi në Copenhagen (VIDEO)

Derbi mes Kopenhagenit dhe Brondby u mbyll sot me fitoren e këtyre të fundit(1-2). Fitorja, që erdhi nga penalltia në minutat shtesë, kaloi në plan të dytë në derbin e Kopenhagenit.

Kjo pasi tre portierë u larguan me karton të kuq pas vërshëllimës përfundimtare. Episodet e sherrit përfshinë edhe Diant Ramajn, që mbron portën e Kopenhagenit.

Gardiani shqiptar iu drejtua rivalit, Mikelsen, që ishte pjesë e tensionit. Gjyqtari Putros i tregoi kartonin e kuq të dyve bashkë me portierin tjetër të Brondby, Pentz, që ishte nga iniciatorët.

Ramaj është i huazuar nga Dortmundi te Kopenhagen që synon titullin kampion në Danimarkë. Pavarësisht humbjes, mbeten në krye të renditjes.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook