Emisioni “Tak-Fak”, në ndjekje të çështjes së Izaurës (gruas rome me 4 fëmijë) që pronari do që ta nxjerrë jashtë shtëpisë, takoi Ibrahimin, i cili ka bërë prishje të njëanshme të kontratës, pasi pretendon se nuk janë paguar dritat.
“Kjo s’ka paguar asgjë. As drita, as ujë, as qira…” – thotë Ibrahimi, i cili zbulon se kaq thotë faturisti i dritave kur ky i fundit as nuk ka qenë të masë.
Pronari i shtëpisë kërkon të nxjerrë jashtë Izaurën, por kontrata në fakt mbaron më 7 nëntor dhe bonusin e qirasë e merr nga bashkia sipas aktmarrëveshjes. Ibrahimi pretendon se nuk i janë paguar dritat nga Izaura, por nga ana tjetër panon se faturisti nuk ka qenë, ndërkohë që fatura i kalon çdo herë 100 mijë lekë të vjetra.
()