Zgjedhjet e 11 majit/ Nis dërgimi i fletëve të votimit për shqiptarët jashtë vendit që votojnë në qarqet Dibër dhe Berat

Ka nisur sot zyrtarisht procesi i dërgimit të dokumentacionit zgjedhor për zgjedhësit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të regjistruar në qarqet Dibër dhe Berat, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri.

Sipas raportimit të gazetarit Ergys Gjençaj operatori i shërbimit postar do të vijojë çdo mëngjes me dërgimin e fletëve të votimit dhe materialeve të tjera të nevojshme, në përputhje me ritmin e përgatitjes së tyre nga administrata zgjedhore

Dërgesat do të kryhen në mënyrë të përditshme, për të garantuar që çdo qytetar me të drejtë vote jashtë vendit të ketë mundësinë të marrë pjesë në zgjedhje.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook