Almer Toska komenton sondazhin e News24: Rama shihet si fitues sepse ka gjithë strukturat pranë, krimi në fushatë është kërcënim real

Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka analizuar sondazhin e fundit të publikuar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, realizuar në bashkëpunim me kompaninë italiane Notosondaggi.

Sipas Toskës, avantazhi që i atribuohet kryeministrit Edi Rama në sondazh nuk lidhet vetëm me popullaritetin, por me faktin që ai, në perceptimin publik, kontrollon të gjitha strukturat që ndikojnë në votë, qoftë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme.

“Mendoj se favorizimi i Ramës në sondazh është se ka një strukturë dhe në opinionin publik shihet si një person që ka përdorur çdo strukturë për të përvetësuar votën, në mënyrë të ligjshme ose të paligjshme. Shihet si fitues sepse ka pranë vetes të gjithë,” deklaroi gazetari.

Toska u ndal edhe te akuzat e rënda të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha për përfshirjen e krimit në fushatë, duke kritikuar mungesën e reagimit nga SPAK.

“Për mua duhet të kishin nisur hetimet për krim zgjedhor pas deklaratave të Berishës. SPAK duhet të dilte me një deklaratë për shtyp të paktën, sepse ky është një kërcënim real,” tha Toska.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook