“Arsimi është kryesori, janë 3 vende bosh pastaj tjerat”, Lapaj në takim me të rinjtë: Ndryshimi vjen nga pak njerëz

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik lapaj, ishte sot pasdite në një takim me të rinjtë në Tiranë, ku theksoi se arsimi është një pikat kryesore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

“Është dita që më shumë të dëgjoja me ju të rinjtë. Pasi kishim këtë model të rinjsh, që nuk mallkojnë dhe servilosen. Duam ta sjellim të renë si koncept të jetuarit dhe të menduarit. Modelin e të riut kritik.

Ndryshimet e mëdha vijnë nga pak njerëz, nuk vjen menjëherë. Është një dorë njerëzish me ideale, edhe ne kështu e kemi nisur, një ditë do jemi shumicë absolute.

Ka të rinj që i bien për shkurt, por në fakt ky model e ka sjellë Shqipërinë në këtë derexhe. Arsimi është kryesorja, janë 3 vende bosh dhe vijnë të tjerat. Ne duam ta bëjmë në 5% të buxhetit për arsimin, më vonë në 7%.

Vendet e vogla prodhojnë ide novatore më shumë se vendet e mëdha. Ne do ta transformojmë arsimin. Kini besim se kjo bëhet. Malta nuk ka burime natyrore uji, ndërkohë ka 24 orë ujë pa ndërprerje, ndërsa ne ende flasim për ujë me gjithë këtë pasuri të madhe ujore.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook