Atletico fiton dhe “mban gjallë” shpresën për titull, Simeone: Nuk ekzistojnë ndeshje të lehta, Giuliano po zhvillon një sezon fantastik

6 gola, spektakël dhe emocione në Wanda Metropolitano, aty ku Atletico Madrid mposhti ekipin e fundit në renditje Valladolid 4-2, duke mbajtur gjallë shpresën për titull ende këtë sezon.

Në pjesën e parë, protagonist ishte VAR, që ndërhyu 2 herë tek gjyqtari kryesor, për ta thirrur për të parë në monitor faulla brenda zonës, teksa fillimisht në minutën e 21 akordohet një penallti për miqtë e shndërruar në gol nga  Sylla dhe 4 minuta më pas akordon një 11 metërsh për madrilenët, me argjentinasin Julian Alvarez që nuk fal nga pika e bardhë.

Vetëm dy minuta më pas një aksion personal i Guliano Simeones, finalizohet me gol nga vetë 22 vjeçari, duke përmbysur shifrat në favor të Atleticos 2-1, rezultat i cili do të mbyllte edhe pjesën e parë.

Pjesa e dytë sheh miqtë të rivendosnin ekuilibrat. Në minutën e 56 Sanchez ekzekuton një goditje dënimi, e cila devijohet në barrikadë dhe shkon në rrjetë për barazimin 2-2.

“Los Cholchoneros” nuk heqin dorë, teksa do të vinte minuta e 71, ku do të fitohej  një tjetër 11 metërsh, kësaj radhe pa ndihmën e sistemit VAR, me arbitrin kryesor që drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Atje shfaqet sërish Alvarez gjakftohtë, që realizon golin a vatanzhit 3-2. Për të mbyllur llogaritë për ekipin e Simeones, mendoi sulmuesi norvegjez Sorloth, që realizoi edhe golin e 4, 11 minuta nga fundi, duke fiksuar edhe shifrat përfundimtare.

Falë këtij suksesi Atletico shpreson ende për të qenë në garë me Barcelonën edhe Atleticon për titullon kampion, me distancën mes madrilenëve dhe Barcelonës kryesuese që është 7 pikë.

I lumtur për suksesin padyshim ishte Diego Pablo Simeone, që nuk la pa komplimentuar as të birin e tij Gulianon për performancën shumë të mirë në fushën e lojës:

“Ne e dinim që në futbollin e sotëm nuk ka të ashtuquajtur ndeshje të lehta. Nuk mund të jesh gjatë gjithë ndeshjes në kontroll të lojës. Guiliano? Nuk e prisja realisht të luante një ndeshje kaq të mirë. Po zhvillon një sezon shumë të mirë shpresoj të vazhdoj kështu.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook