Barcelona po zhvillon sezon pozitiv dhe është në garë në të gjitha kompeticionet.Presidenti i katalanasve, Joan Laporta tha se ekipi i ka mundësitë për tripletën.
“Ne jemi shumë krenarë për Superkupën dhe mënyrën se si po luan skuadra. Por ne nuk kemi fituar ende asgjë. Tripleta? Gjithçka është e mundur. Ekipi po punon shumë. Le ta bëjmë hap pas hapi”,- tha ai.