Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë “Sy m’sy” ku bashkëbisedon me qytetarët të cilët komentojnë në rrjetet e tij sociale.
“Përsëri me ju pas një dite fantastike në Luksemburg dhe Bruksel.
Kalendari i vendosur për mbylljen e negociatave përkon me të gjitha rrethanat e krijuara nga bashkimi i yjeve në kuptimin më të mirë të fjalës. BE është sot më e interesuar se kurrë për zgjerimin dhe sheh tek ne një aktor me besueshmëri të lartë, të respektuar dhe një protagonist të procesit të reformave në BP, pra bashkë me Malin e Zi një anëtar potencial. Është gjeopolitika ajo që ndikon në përshpejtimin e procesit, por ka edhe diçka tjetër, pavarësisht nevojës që ka BE sot për të zgjeruar radhët e veta, BE nuk të fal absolutisht asgjë në asnjë rrethanë për asnjë arsye. BE mund të jetë e padrejtë kur ti e meriton të hedhësh hapin tjetër e për arsye të brendshme të thotë jo, na e ka bërë ne, por BE nuk është bamirëse dhe kërkon që kë afron ta ketë si veten me standardet e veta”, tha ai.