Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku sipas gazetares së News24, Klodian Lala, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionalja janë përplasur me disa njerëz pranë ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.
Lala tha se nuk dihet akoma pse ndodhen në Fier hetuesit e BKH-së, por janë shoqëruar disa persona.
Agron Kapllanaj është një ndër themeluesit e partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj.
()