Kryemistri Edi Rama ishte sot pasdite në një takim me të rinjtë në Kamëz. Fillimisht e mori fjalën kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila ndër të tjera tha:
Ju e dini shumë mirë se si ishte Paskuqani dhe Kamza, por me punën që ka bërë Rakipi këtu, ka ndryshuar gjithçka. Janë 165 km rrugë dhe 95% e territorit është me ujësjellës kanalizime.
Është një bashki e re, plot energji, prandaj kemi investuar kaq shumë, në shkolla, rrugë, pedonale e shumë tjera. Mbështetja e Kryemistrit Edi Rama ka qenë e pakursyer.
Këtu ishte vetëm bulevardi blu dhe asgjë tjetër, por vota për Rakip Sulin, vota për PS dhe Edi Ramën e ndryshoi këtë realitet. Ata janë e shkuara, nuk mund tia shesin një të riu, që votën ta hedhë tashmë për Shqipërinë europine.
Tani nuk është turp të thuash jam nga Bathorja apo Babrruja, siç thonin dikur. Tani të rinjtë shkojnë në Tiranë plot krenari, pasi çdo gjë ka ndryshuar.”
()