“Mandatin e parë paguam borxhet e rrugëve absurde pa projekt”/ Infrastruktura rrugore 2030, Rama: Ne futëm PPP në rrugën e Arbrit…

Në mandatin e parë të qeverisjes socialiste, u shlyen borxhet e mbetura ndaj kompanive që kanë zbatuar projektet e rrugëve para 2013.

Kështu u shpreh kryetari i PS gjatë prezantimit të programit elektoral për Infrastrukturën rrugore 2030.

Sipas Ramës, në mandatin e parë ne nuk kishte asnjë mundësi të bëhej gjë tjetër veçse të paguanin borxhe.

“Shifra totale e borxhit ndaj kompanive ka qenë 700 mln lekë. Pa llogatitur borxhin e kompanisë së OSHEE, 1.5 mld.  Rruga Tiranë-Elbasan ka kushtuar 3-fishin e tenderit, rrugë absurde pa projekt, ndërkohë që në rrugën e Arbrit morëm vendimin që të shkojmë me PPP”, tha Rama.

Më tej, kryeministri Rama tha se nëse ky projekt do të bëhej me tender dhe fond të parashikuar,  sot nuk do dilnim nga Rruga e Arbrit për shkak të tunelit të Murrizit.

“Ky tunel shfaqi një papashikueshmëri të lartë, nxorri nevojën e rishikimit të projektit me një buxhet të jashtëzakonshëm, të gjitha rrëshkitjet i pagoi kompania, taksapaguesit skanë asnjë detyrim”, u shpreh Rama.

Edi Rama: E para në mandatin e parë ne nuk kishim asnjë mundësi të bënim gjë tjetër veçse të paguanim borxhe, shifra totale e borxhit ndja kompanive ka qenë 700 mln lekë. Pa llogatitur borxhin e kompanisë së OSHEE, 1.5 MLD
Rruga Tiranë-Elbasan ka kushtuar 3-fishin e tenderit, rrugë absurde pa projekt, ndërkohë që në rrugën e Arbrit morëm vendimin që të shkojmë me PPP.
Sikur ta kishim bërë me tender dhe fond të parashikuar, ne sot nuk do dilnim nga rruga e arbrit për shkak të tunelit të Murrizit, shfaqi një papashikueshmëri të lartë, nxorri nevojën e rishikimit të projektit me një buxhet të jashtëzakonshëm, të gjitha rrëshkitjet i pagoi kompania, taksapaguesit skanë asnjë pagesë.
Janë bërë projekte, janë hapur tendera gjatë gjithë aksit nga shkodra deri poshtë po nuk është bërë kurrë një rrugë me standarde.

Projektuar keq dhe lënë të popullohet. Me këto projekte do jenë 2 autostrada të kategorisë A që lidhin Shqipërinë me gjithë rrjetin e autostradave të BE, korridori blu
Po të shohim Shqipërinë turistike, pasuria më e posaçme e shqiptarëve, ajo që e bën unike Shqipërinë është e vogël por ka 2 dete, 9 lumenj, ka vargmale pranë detit, liqene të mëdha e të vogla.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook