Maqedoni/ Zgjerohen hetimet për zjarrin në diskotekën e Koçanit: Ndalohen edhe 7 policë

Prokurori i shtetit të Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski, tha sonte se shtatë policë të tjerë do të ndalohen në hetimin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan.

Në një intervistë për Televizionin Telma, ai tha se kjo do të thotë se hetimet po zgjerohen edhe për shtatë policë të tjerë , të cilët aktualisht janë në ndalim dhe nesër do të dalin para gjyqtarit për procedim paraprak.

“Sapo më njoftuan se prokurori ka lëshuar urdhër për paraburgim edhe për shtatë policë të tjerë. Ata menjëherë do të mbahen në paraburgim dhe nesër do të paraqiten para gjykatësit për procedurë paraprake ”, tha Kocevski, por nuk mundi të përgjigjet në pyetjen nëse ishin aktivë apo ish-polic.

Paraprakisht, në hetimin e zjarrit në diskotekën “Puls”, janë arrestuar shtatë policë nga Koçani dhe Shtipi , me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Maqedonisë së Veriut , e cila është përgjegjëse për pjesën e hetimeve lidhur me policët.

Prokuroria Themelore Publike në Koçan deri më tani ka nisur hetimet ndaj gjithsej 45 personave fizikë dhe tre personave juridikë , por një i dyshuar në ndërkohë ka ndërruar jetë.

61 persona humbën jetën dhe gati 200 u plagosën nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan , një qytet në Maqedoninë e Veriut rreth 100 kilometra në lindje të Shkupit.

Zjarri ka rënë të dielën e datës 16 mars në orën 02:30 për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin e grupit të ADN-së dhe sipas policisë në atë kohë në diskotekë kanë qenë rreth 500 vizitorë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook