“Të bashkohemi për t’i dhënë zë ndryshimit”, Çupi me banorët e njësisë 1: Voto për një ardhme më të ndershme e të drejtë

Kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, ishte në një takim me banorët e njësisë 1, ku i ftoi të votonin një të ardhme më të ndershme.

Postimi i Dhurata Çupit:

“Sot u takova me qytetarët e njësisë nr. 1, në Tiranë. Bashkë folëm për hallet, për sfidat e përditshme dhe me shpresën për një të nesërme më të mirë.

Ndava me ta programin tonë, një plan i ndërtuar mbi nevojat e qytetarëve dhe me dëshirën për ndryshim të vërtetë.

Ftoj çdo qytetar të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi, të bashkohemi për t’i dhënë zë ndryshimit dhe për ta çuar përpara vizionin e Partisë Demokratike.

Voto për një të ardhme më të ndershme, më të drejtë, më njerëzore.

Voto Partinë Demokratike

Voto Dhurata Çupi Tyli”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook