Agron Kapllanaj: Në këto 24-orë ka patur disa lajme dhe kam qenë i detyruar të sqaroj. Për shkak se kam qenë vetë prezent, kur personat në fjalë kanë qenë në biznesin e tim vëllai.
Një makinë civile brenda me 4 persona, 1 zonjë me 3 zotërinj, kanë bllokuar parkingun dhe kanë ngritiur një dron, pas 15 minutash janë rikthyer në të njëjtin vend. Roja ka telefonuar drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Orjan Isufaj, dhe ka thënë se i kanë bërë përshtypje personat.
Ka ardhur drejtri dhe i ka pyetur, zonja ka thënë se duam të blemë një pronë. Drejtori thotë se nëse jeni të interesuar, gjeni vendin e duhur dhe ngrini dronin, pais kjo pronë nuk është në shitje. Më pas drejtori i bën një foto targës së makinës pasi kemi menduar se janë njerëz të cilët mund të jenë të kategorive të ndryshme,por se dinim se ishin policë.
Donim një provë se nëse do të kishim një ngjarje, mund të kishim një indicje.
Kaq ka mjaftuar për ta thelluar situatën pasi ata persona i kërkojnë personit të fshijë foton, ai ma ka nisur mua dhe 2-3 njerëzve të mi. Personi që ishte në timon në rolin e shoferit e kërcënon dhe i thotë se nëse nuk e fshin s’e ke idenë se cfarë do të gjejë dhe nis ta shajë drejtorin dhe pronarin e kompanisë. Drejtori më merr në telefon dhe më thotë se po më kërcënonte, i detyruar unë zbres por ata largohen.
I ndodhur në lkëto kushte drejtori më thotë duhet të bëjmë kallëzim. Nisemi në drejtorinë e policisë aty kontaktoj oficerin e rojës dhe kërkoj të takoj një nga titullarët e policisë. Ata më thonë se kjo makinë është e policisë.
Nipërit e mi i kanë kërkuar policisë ta verifikojnë këtë targë. Nuk i ka goditur asnjë prej personave
Klodiana Lala: Ju keni ndërhyrë në sistemet policore.