Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në njësinë nr.5 në Tiranë, kreu i PD, Sali Berisha tha se korrupsioni dhe vjedhjet galoponte, duhet të jetë shkaku i përmbysjes së sistemit. Duke iu referuar inceneratorit të Tiranës, Berisha tha se përvec “lubisë” , ministres Belinda Balluku, në këtë aferë bashkëhajdut është dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Berisha tha se megjithëse ai është person kyç në këtë aferë, ai nuk është thirrur asnjëherë për të dëshmuar
Sali Berisha: Nuk ka një vend si Tirana ku të disbursohen 130 mln euro e të mos shihet një tullë. Ky është shkak për cdo përmbysje. Kjo tejkalon cdo lloj imagjinate.
Ju të paguani ndërtimin e djegësit dhe njeriun që e kanë brenda, të mos guxojnë ta thërrasin një herë të vetme për 130 mln euro. Dhe ajo që është bërë famoze për emrin nga Belinda në lubi, nuk bëri një raport për vjedhjen e 130 mln euro.
Veliaj është bashkëhajdut në këtë vjedhje. Ky korrupsion pakësoi kafshatën, varfëroi sofrën, ky korrupsion u tha shqiptarëve, s’keni vend në Shqipëri.