Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar takime me banorët e njësisë nr. 3 në Tiranë, ku ka theksuar mbështetjen në rritje që, sipas tij, qytetarët po i japin programit të PD-së. Në një postim në Facebook, Balliu u shpreh se “askush nuk i beson më mashtrimet e hajdut Ramës”.
“Jo vetëm që shpalosëm programin tonë, të cilin qytetarët e mbështesin masivisht, por si në çdo njësi tjetër, ata ishin të qartë se Edi Rama ka për mision vetëm të mashtrojë në çdo dalje,” shkruan Balliu.
Ai nënvizoi disa nga pikat kyçe të programit të PD-së, përfshirë rritjen e rrogës minimale në 500 euro, rrogës mesatare në 1200 euro dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike nga 24 lekë në 7 lekë për kilovat. “Bashkë për ndryshimin. Bashkë për Shqipërinë Madhështore,” përfundon Balliu.