Drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në takimin elektoral në njësinë nr.15, ka denoncuar disa persona pranë PS që veprojnë në Vaqarr, duke i quajtur grup i strukturar kriminal.
Këlliçi tha se Gent Myrto është në krye të këtij grupi, ndaj të cilit SPAK mbylli hetimet në 2021 pas denoncimit të PD për vjedhje të votave/
Belind Këlliçi: Kjo është një zonë që fjalët i do shkurt dhe në lule të ballit, i bëj thirrje Gent Myrtos, hajdutit më të madh të tokave në Shqipëri.
Nëse ka patur një grup të strukturuar kriminal 5D ai grup është replikuar në mënyrë të drejtpërdrejt këtu në Vaqarr. Njeriu që përdor 5-6 familjarë miq të afërm për të transferuar tokat, për ti shitur. Njeriu që vijon të vjedhë vota, që vijon të punojë për PS i pashqetësuar, që SPAK ja mbylli hetimin në 2021 bazuar në denoncimin që unë bëra në SPAK, blejnë vota intimidojnë qytetarët, për të mbajtur në këmbë Edi Ramën.
()