Dropull/ Gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, do të dërgohen për ekspertim

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në një banesë të pabanuar, në fshatin Bodrishtë të Dropullit, një shtetas ende i paidentifikuar kishte fshehur armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në vendet e dyshimta dhe në territor të hapur.

Nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se një shtetas, që nuk është banor i fshatit Bodrishtë, i kishte fshehur armët e zjarrit në një banesë të pabanuar dhe për shkak të presionit policor, armët e zjarrit dhe municionin luftarak i kishte hedhur në terren.

Gjatë kontrollit të territorit, në bashkëpunim me punonjësit e pastrim-gjelbërimit, këta të fundit gjetën në një kosh mbeturinash, 2 armë zjarri  kallashnikov dhe municion luftarak.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të mëparshme.

Gjithashtu, një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që posedonte armët e zjarrit dhe municionin luftarak.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook