Pak ditë më parë gjykata e Larisës ka dhënë dënimin në shkallën e parë për Fatmir Tarellarin, i cili në janar të vitit të shkuar vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani. Babai i tre fëmijëve është dënuar me 14 vite burg, ndërsa në sallën e gjyqit ka kërkuar falje për krimin e bërë, por ka thënë se ka qenë i tronditur kur ka zbuluar se e bija abuzohej prej 12 vitesh seksualisht prej tij.
I afërmi i Fatmirit deklaroi se ai është dënuar me 14 vite burg për aktin, ndërsa nga dëshmitë është zbuluar se partnerja e tij, ka parë skenë e përdhunimit 12 vite më parë nga vëllai i saj drejt thjeshtrës dhe nuk ka treguar.
Nëna e Erjon Pelivanit ka folur për emisionin me “Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24.
“Vajza tentoi t’ia hidhte fajin djalit tonë.
Ajo nuk kishte asnjë fakt, i kishte të gjitha gënjeshtra dhe falsifikime. U zbërthyen telefonat e saj dhe djalit. Janë ende në polici sepse e kërkova si nënë ta kisha si kujtim por ende nuk ma kanë dhënë.
Me Abazin ishim në shtëpi. Ai më kishte marrë çupën për djalin. Më tha aman thuaji Erit të vijë të më ndihmojë, kishin 3-4 muaj që nuk flisnin për gjëra koti. Mirë i kishte thënë çupa i them unë dhe komunikoi me vëllanë.
Ai pyeti babanë nëse duhet të shkonte apo jo pasi nuk flisnin dhe i ati i tha: Ik të keqen babi, por mos bëj shamatë. Po nuk e ndihmove ti kush do ta ndihmojë. Edhe unë i thash ik ndihmoje sepse u gëzuar që sa mirë të pajtohen e të flasin.
Vajti djali dhe e priti plumbi.
Djalin nuk më lanë t’i hap as arkivolin ta shoh, ia kishte bërë kokën copë-copë. E pashë vetëm në foton që avokati i dha gjykatës. Nuk di se çfarë kam bërë më pas”, tha ai.