Në konferencë për shtyp, trajneri i Lazios, Marco Baroni, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes së kthimit kundër Bodo/Glimt në Europa League. Pavarësisht humbjes 2-0 në takimin e parë, Baroni ka besim te suksesi.
“Nesër do të luajmë ndeshjen tonë të 46 të sezonit, kam shumë besim te skuadra ime. Ne kemi treguar veten gjatë gjithë vitit dhe kam besim.
Ky është një moment i rëndësishëm dhe nesër nuk do të duhet të luajmë me frikë”- tha Baroni.