“Fletët e votimit do të vijnë në Parkun Olimpik, do vëzhgohen nga kamerat dhe partitë”, Celibashi: Mund të shtyhet afati i shpërndarjes së zarfeve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje të reja mbi mënyrën e administrimit të votave të emigrantëve shqiptarë, të cilët për herë të parë do të votojnë nga jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi sqaroi se zarfeve me vota nuk do t’u bëhet administrimi në ambientet e KQZ-së, por në Parkun Olimpik, ku është vendosur një hapësirë e posaçme për këtë proces.

“Fletët e votimit nga sistemi i postës do të vijnë direkt në Parkun Olimpik dhe do të administrohen këtu, nuk do shkojnë në KQZ. Aty do të bëhet gjithë dokumentimi i zarfeve me votat që do të vijnë. Kutitë e votimit do të jenë këtu, nën vëzhgimin e kamerave dhe të përfaqësuesve të partive politike,” – theksoi Celibashi.

Megjithatë, kreu i KQZ-së shprehu shqetësimin se procesi i shpërndarjes së zarfeve për votuesit nga jashtë mund të mos përfundojë brenda afatit të parashikuar, për shkak të ngarkesës në dërgimin dhe kontrollet e shtuara.

“Kam frikë se nuk do e mbyllim dot procesin e shpërndarjes deri nesër për shkak të ngarkesës në dërgimin e zarfeve dhe kontrolleve. KQZ vetë ka shtuar një kontroll tjetër, ashtu si kompania e postës DHL. Shtimi i kontrolleve na ka çuar drejt një shtyrjeje të afatit,” – deklaroi Celibashi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook