INTERVISTA/ “Kanë talent po aq sa Mbappe”, drejtuesi i sporteve për të verbër: Të përhapet edhe në Shqipëri, përfaqësues në Lojërat Paraolimpike

Futbolli është për të gjithë. I ardhur në Shqipëri, drejtuesi i sporteve për të verbër në Federatën Franceze, Chary Simo nuk hezitoi të jepte një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, ku foli për këtë çështje jo shumë të njohur në vendin tonë.

Në bisedën e bërë me gazetaren Trevisa Tufa, Simo u shpreh se  personat që kanë probleme me shikimin kanë mjaft talent, po aq sa edhe të tjerët. Simo tha se ka si synim që ky sport të zhvillohet edhe  këtu, ndërsa e rëndësishme është që  Shqipëria të ketë përfaqësuesit e vet në lojërat paraolimpike të Los Angelosit.

 

Në Shqipëri kur flasim për Francën, futbollin, gjëja e parë që njerëzit përmendin është Mbappe, Grizman, etj, por çfarë është futbolli për të vërber, si funksion, sa i përhapur është?

Faleminderit për pyetjen. Kur pyetet për futbollin e personave që nuk shikojnë, është futboll që luhet në errësirë. Pra, që nuk duket.

Me rastin e Lojërave Olimpike 2024, Franca në fakt bëri një gjë fondamentale, që ajo zhvilloi edhe futbollin për personat që nuk shikojnë. Kjo ishte provë e madhe, edhe personat që kanë probleme me shikimin, kanë shumë talentet dhe mund të luajnë si të tjerët.

Edhe në futbollin tonë ka lojtarë që janë të nivelit të Mbappe. Kanë po aq talent sa Mbappe, apo sa braziliani Rikardinho.

Cili është qëllimi i vizitës tuaj në Shqipëri? Keni ndonjë projekt konkret?

Unë jam këtu me ftesë të Ambasadës Franceze. Objektivi është që në vijim të lojërave olimpike, të zhvillojmë këtë sport që është ende tabu në Shqipëri dhe që nuk flitet shumë.

A ka interes në Shqipëri për t’u përfshirë këtë shtresa të shoqërisë, pra njerezit me aftesi te kufizuara në disiplina të ndryshme sportive?

Unë kam vizituar Shqipërinë dhe kam patur kontakte me të tjerë. Këta njerëz kanë dëshirë, por të jesh me aftësi të kufizuara është handikap, shpeshherë është tabu dhe i bie familjeve të merren. Objektivi është, pse jo dhe Shqipëria të ketë përfaqësuesit e vet në lojërat paraolimpike të Los Angelosit.

Çfarë synoni në të ardhmen e afërt zoti Simo, cili është projekti më ambicioz që keni, flas këtu në rrafsh evropian dhe botëror?

Unë punoj në Shoqatën që merret me sportet e personave me shikim të kufizuar. Synimi është që ky sport të bëhet i njohur në të gjitha vendet, sidomos në vendet e vogla. Qëllimi është që këta persona të kenë mundësi të shprehen dhe të tregojnë talentet e tyre.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook