Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kakavijë kapën në hyrje të RSh-së, shtetasen e shpallur në kërkim, R. O., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila është dënuar nga Gjykata e Vlorës, me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Policia e Vlorës.
Ndërsa, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi gjatë kontrollit fizik, në dalje të RSh-së, iu gjetën 11 100 euro, të padeklaruara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
()