“Këta thonë Shqipëria Madhështore, Peqini madhështor, Puka madhështore”, Rama: Nuk ka nevojë, do ta bëjmë anëtare të BE-së

Kryetari i PS, Edi Rama nuk ka lënë pa shigjetuar rivalin e tij, duke e quajtur qesharake sloganin e Partisë Demokratike në këto zgjedhje parlamentare.

“A mund të quhet kjo “normale”, një alternativë që nuk e ka turp të thotë se do ta bëjë Shqipërinë madhështore?

Si do ta bëjnë madhështore? Shqipërinë nuk kemi nevojë ta bëjmë “madhështore”, sepse kjo tingëllon shumë qesharake kur e themi. Ne, Shqipërinë, do ta bëjmë anëtare të Bashkimit Evropian. Kaq.

Pastaj, gjëja më qesharake: shkojnë në Peqin dhe thonë “do ta bëjmë madhështor”, do ta bëjmë Pukën madhështore, Maliqin madhështor, Sharrën madhështore… Histori komplet qesharake.

Neve na duhet të jemi të bashkuar, të shohim drejt dhe të mbyllim negociatat e anëtarësimit”,-tha Rama.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook