“Lubi Balluku e çmendur pas hajnisë”, Berisha: Aeroportin e Vlorës e kanë bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me shoqatat e turizmit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se me ardhjen e tij në pushtet, ai do të formalizojë turizmin, ndërkohë që ai akuzoi ministren Belinda Balluku për vjedhje në aeroportin e Vlorës.

“Aeroportin e Vlorës e kanë bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi. Sa herë shkon Lubia thotë që ky është aeroporti më i madh i Ballkanit, duke mos kuptuar që në të njëjtën kohë thotë se ajo është hajdutja më e madhe e Ballkanit.

Sepse të pretendosh të ndërtosh ti në një qytet me 80 mijë banorë dhe në një zonë që ka maksimumi 20 mijë shtretër, të ndërtosh aeroportin më të madh të Ballkanit do të thotë që je e çmendur pas hajnisë. Aeroporti ndërtohet me etapa” – u shpreh Berisha.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook