“Në Shqipërinë 2030 synojmë pension minimal 200 euro”, Rama: Ata që më thonë “po vdesim për bukë”, u them…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral me banorët e Cërrikut, ku prezantoi vizionin e qeverisë për të ardhmen, duke vendosur fokusin tek përmirësimi i jetesës për të moshuarit.

Në fjalën e tij, Rama deklaroi se synimi i qeverisë është që deri në vitin 2030, pensioni minimal për të gjithë qytetarët të jetë së paku 200 euro.

Ai theksoi se banorët e zonave rurale, ndryshe nga pensionistët e qyteteve, kanë një kapacitet ekonomik që rrjedh nga puna e tyre e përditshme në tokë.

“U them atyre që thonë se po vdesin për bukë: nuk e njohin realisht jetën në fshat. Ata që jetojnë këtu punojnë fort dhe prodhojnë. Megjithatë, ne duam të garantojmë një minimum për të gjithë”, tha Rama, duke premtuar një politikë më të drejtë për pensionistët në vitet që vijnë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook