Detaje të reja janë mësuar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ku hetuesit e BKH u përplasën me të afërmit e ish kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.
Gazetarja Klodiana Lalaa raporton se janë arrestuar 3 persona, ndërsa sipas policisë, BKH dhe operacionalja ka qene në Fier për veprime hetimore kur janë konfliktuar me të afërm të Agron Kapllanajt.
Natyra e veprimeve dhe rasti konkret mbahet top sekret, por gjatë këtyre veprimeve është ngritur dhe dron nga BKH për vëzhgim të subjekteve