Policia ka njoftuar se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku 66-vjeçari Flamur Mane mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit nga një person që kishte shkuar të vidhte në stanin e tij.
Ndërkohë, djali i 66-vjeçarit pretendon se ngjarja është më e thellë se kaq dhe ka rrëfyer për se mes dy familjeve ka pasur konflikte që datojnë deri në një dekadë më parë.
Ai pretendon se në të vërtetë kanë qenë 2 persona në vendngjarje, Dedë Dedaj 65 vjeç dhe djali i tij Xhovalin Dedaj. Sipas tij, ka qenë Xhovalini ai që ka shkrepur armën
“Babi është goditur për t’u vrare me çifte në fytyrë, ku i kanë ngelur edhe saçmat. Është dashur ndërhyrja në spitalin Ushtarak për heqjen e tyre. Konflikti ka ndodhur që 10 vite më parë. Më pas na kanë vjedhur vazhdimisht, na kanë vjedhur kalin, ngjarje e raportuar në polici, na kanë helmuar pulat. Më pas djali i vogël i Fatmirit, Rifat Deda ka sharë babanë tim e më pas ka goditur vëllanë tim i cili jeton në Itali. Ngjaja ka ndodhur në fshatin Plug, e dinë të gjithë”, është shprehur ai.

()