Portieri i Borussia Dortmundit, Gregor Kobel u shfaq i mërzitur pas eleminimit në Champions.
“Në fund nuk ishte një natë magjike, por ishte një performancë e mirë. Ne e vumë veten në një pozitë të vështirë në ndeshjen e parë. Objektivi ynë ishte të nxirrnim maksimumin prej saj sot. E dinim që në këtë stadium gjithçka është e mundur kundër çdo kundërshtari.
Mendërisht, bëmë gjithçka siç duhet, por në fund nuk u shpërblyem plotësisht. Dhe kjo është një keqardhje e madhe”
Kujtojmë se Dortmundi mundi 3-1 Barcelonën në ndeshjen e kthimit, por u eleminua, pasi sfida e parë ishte humbur 4-0.