Rama me të rinjtë në Tiranë: PS ndërton Shqipërinë, të tjerët e shkatërrojnë! Më 11 maj, shqiptarët takim me historinë, vota për integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në njësitë 1, 2 dhe 3 në Tiranë, ku theksoi rolin e Partisë Socialiste në ndërtimin e vendit. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se “gjithmonë kur PS ka marrë qeverinë, Shqipëria ka qenë më mirë nga sa ishte më parë”, duke shtuar se të gjitha forcat e tjera politike “janë aty për ta shkatërruar vendin”.

Ai rikujtoi zgjedhjet e vitit 1992, kur sipas tij, populli votoi për ndryshim, për t’i dhënë fund diktaturës dhe për të hapur një kapitull të ri. Rama theksoi se edhe më 11 maj, shqiptarët ndodhen përpara një momenti historik dhe duhet të zgjedhin “takimin me historinë” përmes mbështetjes së Partisë Socialiste dhe kursit të saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Edi Rama me të rinjtë në njësinë 1,2,3 në Tiranë: Gjithmonë kur PS ka marrë qeverinë, vendi ka qenë gjithmonë më mirë nga se ishte. PS ndërton Shqipërinë. Të tjerët janë këtu për të shkatërruar. Më 1992, populli u bashkua dhe votoi PD. PD u votua edhe nga ata që nuk ishin me Partinë Demokratike. Më 1992, u votua PD, sepse ishte partia që ishte në kohën dhe vendin e duhur, sepse shqiptarët duhet të vulosnin mbylljen e një kapitulli të gjatë, duke u ndarë nga një sistem diktatorial. Kjo histori ka rëndësi edhe sot. Edhe më 11 maj ka një moment historik. Më 11 maj, zgjedhja është takim me historinë. Shqiptarët me anë të PS duhet të mbështesin Shqipërinë, anëtare të BE-së.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook