Rama prezanton vizionin për sportin “Shqipëria 2030”: Do ndërtojmë 4 stadiume të reja, kampionët i kthejmë në asete

Kryetari i Ps-së, Edi Rama, ishte sot në një takim me sportistë dhe drejtues federatash, ku prezantoi vizionin për sportin “Shqiëria 2030”.

“Kemi çuar tre projekte të reja, për të ndërtuar stadiumin e Vlorës, të Korçës dhe Durrësit. Ka mbaruar edhe projekti për “Selman Stërmasin”, që gjithashtu do të zhvillohet me partneritet privat.

Po ashtu, edhe projekti i Pallatit të Sportit në Tiranë. Nuk mund të rrimë në vend numëro, me një pistë të vetme atletike të ndërtuar në Kodrat e Liqenit në Tiranë. Atletika është kyç.

Shpresoj të gjejmë zgjidhje. Ne jemi shumë të lehtësuar që kemi zgjidhur çështjen e kampionëve. Kemi ndërtuar sistemin e gradave dhe i vlerëson kampionët. I kthejmë në asete.

Tani buxheti për KOKSH është i pamjaftueshëm. Vitin e arshshme do kemi rritje, mendoj që ka ardhur koha që të ulemi për ligjin e sponsorizimeve. Sot është e mundur. Më e mira është e gjitha përpara.

Shumë shpejt do të kemi shkollën e akademinë e Manchester City-t në Durrës, një destiancion rajonal. Po ndërtojmë akademinë e tenistit të Rafael Nadal dhe të NBA, po në Durrës. Durrësi do të jetë kompleks akademish sportive.

Kemi hedhur themelet që kanë munguar pasi u hodhën në erë njëherë e një kohë. Falënderoj të gjithë kryetarët e federatave sportive, janë aty për pasion. Ne do të rrisim mbështetjen për KOKSH, që do të ndikojë për të gjitha federatat” – tha Rama.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook